BRUKSEL – BE gjobit “Apple” me 1,8 miliardë euro për konkurrencë të pandershme

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 4 mars /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian ka gjobitur kompanine amerikane te teknologjise “Apple” me 1,8 miliardë euro (2 miliardë dollarë) për vendosjen e kufizimeve të padrejta ndaj konkurrentëve në shërbimin e tij të transmetimit muzikor, “Apple Music”, pas një ankese nga “Spotify”, kompania suedeze e shërbimit të transmetimit audio dhe mediatik.

Përdoruesit e pajisjeve “Apple” në Bashkimin Evropian nuk ishin në gjendje të bënin një zgjedhje të lirë se ku, si dhe me çfarë çmimesh të blinin abonimet e transmetimit të muzikës”, tha sot zëvendëspresidentja ekzekutive e Komisionit Evropian për Një Evropë të Përshtatshme për Epokën Dixhitale, Margarethe Vestager në një konferencë për shtyp.

Gjoba, të cilën “Apple” tha se do ta apelojë në gjykatat e BE-së, lidhet me praktikën e saj për t’u ngarkuar kompanive një tarifë prej 30% për shitjet e bëra në aplikacionet e ofruara përmes “App Store” të “Apple”, për të ekzekutuar në sistemin e saj operativ iOS për iPhone dhe iPad.

Kompanitë që duan të shmangin tarifën, dhe nga ana tjetër ofrojnë çmime më të ulëta,  duhet t’i kryejnë shitjet jashtë aplikacionit.

“Por “Apple” gjithashtu i ndalon ata të përdorin aplikacionin për të informuar përdoruesit rreth çmimeve ose për të siguruar një lidhje me një faqe regjistrimi”, tha komisioni.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like