BRUKSEL – BE bën thirrje për zbatim më të rreptë të sanksioneve ndaj Rusisë

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 9 nëntor /ATSH-ANSA/ – Parlamenti Evropian, në një rezolutë të miratuar sot, bëri thirrje për zbatim më të rreptë të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Ligjvënësit e BE-së u kanë kërkuar vendeve anëtare të përmirësojnë zbatimin e sanksioneve, të plotësojnë boshllëqet në legjislacionin ekzistues dhe të vendosin kufizime të mëtejshme për importet e karburanteve fosile nga Rusia.

Parlamenti bëri thirrje gjithashtu për një pezullim total të importeve të karburanteve fosile. Deri më tani, importi i qymyrit dhe, me disa përjashtime, i naftës është i ndaluar nga masat kufizuese të vendosura ndaj Moskës pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt 2022.

Ligjvënësit theksuan në rezolutën e tyre se pavarësisht sanksioneve ekzistuese, BE-ja mbetet një nga klientët më të mëdhenj të karburanteve fosile të Rusisë për shkak të zbrazëtirave dhe përjashtimeve të shumta. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Ndriçimi i ri në Shkodër, dëshmi domethënëse që bashkia është në detyrë


You may also like