Broja shënon me parabol pesë minuta pas inkuadrimit te Chelsea – por goli i anulohet

by admin
Spread the love

Pesë minuta pasi u inkuadrua në pjesën e parë, sulmuesi shqiptar Armando Broja ka gjetur rrugën e golit në takimin Chelsea – Newcastle United, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Broja u inkuadrua në minutën e 32-të në vend të Fernandez, ndërsa pesë minuta më vonë doli i vetëm me portierin të cilin e paraboloid, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, derisa topi po ndalej në rrjetë, gjyqtari anësor ngriti flamurin për pozitë të parregullt.

Kur po rrjedhë minutën e 42-të, Newcastle United po avancon 0:1 kundër Chelsea, në çerekfinale të Carabao Cup.

Mëposhtë mund ta shikoni golin e Brojës që u anulua për pozitë jashtë loje./Lajmi.net/

You may also like