Britney Spears zbulon detajin e fustanit të nusërisë!

by admin
Spread the love

Britney Spears dhe Sam Asghari janë të gatshëm që të dalin para altarit. Tashmë këngëtarja ka zbuluar një detaj të parë të fustanit të nusërisë, shkruan Kosovarja. Këmbanat e dasmës së shpejti do të bien për 40 vjeçaren Spears.

Siç ka treguar tani i fejuari i saj Sam Asghari 28 vjeçar, është caktuar data e martesës, por ai nuk ka dashur të tregojë se kur do të martohen të dy. Ai dhe Spears po planifikojnë një martesë të fshehtë për të cilën askush nuk do ta dijë deri një ditë më pas.

“Kjo është velloja për fustanin tim të nusërisë”

Nusja e ardhshme kishte treguar tashmë një ditë më parë se përgatitjet për dasmën ishin duke u zhvilluar. Spears postoi një foto të maces së saj të re të mbështjellë në një aksesor të veçantë. “Ah, ky është vello për fustanin tim të nusërisë”.

Në nëntor të vitit të kaluar, muzikantja zbuloi se kishte porositur shoqen e saj të vjetër Donatella Versace (67) për të qepur fustanin e saj të nusërisë.

Në atë kohë, ylli i popit shkroi për një foto me një fustan rozë: “Jo, ky nuk është fustani im i nusërisë. Donatella Versace është gati ta krijojë atë”.

Që atëherë, stilisti italian është parë disa herë në pasurinë e Spears në Los Angeles.


You may also like