Britney Spears feston ditëlindjen e parë e lirë

by admin
Spread the love

Këngëtarja, Britney Spears dhe i fejuari i saj, Sam Asghari, kanë nisur të udhëtojnë dhe të festojnë ditëlindjen e 40-të saj.

“Një gëzim i madh sot. Unë dhe i fejuari im jemi shumë të emocionuar që po ikim… siç mund të shihni në foto. Unë kam qenë duke punuar dhe është e vërtetë. Zot faleminderit që mund të udhëtojmë jashtë vendit. Jam e bekuar”, ka shkruar Spears në Instagram.

Fotot të cilave ajo u referohet janë të fundit që ka realizuar në një pikë karburanti në Los Angeles të publikuara nga TMZ.

Britney Spears mes të tjerash ka publikuar edhe disa video të shkurta, ku shihet teksa shkëmben puthje me të fejuarin, pak çaste para se të hipnin në avion.

Britney më në fund po i kthehet normalitetit të saj.

You may also like