Britania e Madhe në alarm, mund të shënojë sot ditën më të nxehtë në historinë e vendit

by admin
Spread the love

Britania e Madhe mund të ketë ditën e saj më të nxehtë të regjistruar këtë javë, me temperatura që parashikohen të arrijnë deri në 41 gradë C.

BBC shkruan se autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të kuq të të nxehtit ekstrem të hënën dhe të martën, në pjesën më të madhe të Anglisë, nga Londra dhe juglindja deri në York dhe Mançester.

Temperaturat e larta parashikohen gjithashtu në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në të gjithë Uellsin dhe pjesë të Skocisë.

Londra pritet të jetë një nga vendet më të nxehta në botë të hënën, me temperatura që rriten mbi Saharanë Perëndimore dhe Karaibe.

Disa shkolla kanë planifikuar  të mbyllen herët – ose të mos hapen fare – megjithëse qeveria ka nxjerrë udhëzime për t’i mbajtur ato të hapura.

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar është 38.7C, në Kembrixh në vitin 2019.


Top Channel

You may also like