Bremer konfirmon largimin nga Torino: Dua të luaj në Champions League

by admin
Spread the love

E ardhmja e Gleison Bremer do të jetë larg Torinos. Ka qenë vetë mbrojtësi i skuadrës granata ai që ka konfirmuar zërat e shumtë të merkatos:

“Ku do të iki të luaj? Po flas me agjentin tim dhe për momentin nuk kam vendosur asgjë. Po bisedojmë. Nuk e di nëse do të qëndroj në Itali apo do të iki jashtë.

Gjëja e vetme e rëndësishme është që sezonin tjetër të luaj në Champions League, sepse dua të vazhdoj të rritem. Në ditët në vazhdim do të vendoset gjithçka”, ka thënë braziliani për “Flow Sport Club”.

Kujtojmë që mbrojtësi kërkohet nga Interi, Milani dhe Juventusi në Itali, por edhe nga Tottenham dhe Bayerni i Mynihut. / Oversport.tv

You may also like