Bremer: Ka qenë sezoni im më i mirë, por në të ardhmen do bëj më shumë

by admin
Spread the love

Torino ka edhe një ndeshje për të mbyllur zyrtarisht këtë sezon të Serie A. Ekipi “Granada” do të ndeshet ditën e premte me Romën në orën 20:45, por do të ketë një mungesë të rëndësishme. Mbrojtësi Gleison Bremer e ka mbyllur sezonin përpara kohe.

Ky i fundit është në qendër të merkatos pasi po kërkohet me ngul nga shumë klube të mëdha europiane. Midis tyre në “pole position” duket se qëndron Interi me Beppe Marottan që ka arritur një marrëveshje verbale me mbrojtësin brazilian.

Bremer ndërkohë bëri edhe një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram për fansat e tij duke u përshëndetur me ta pasi nuk do të zbresë në fushë të premten.

“Fatkeqësisht sezoni im u mbyll më shpejt nga çfarë ishte parashikuar, por jam i sigurt se kam dhënë maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje. Ka qenë sezoni im më i mirë dhe jam i bindur se sezonet e ardhshme do të jenë edhe më të mira”, shkroi Bremer në Instagram. /oversport.tv

You may also like