Bregallnica rrëmben dy lojtarët e larguar nga Gostivari

by admin
Spread the love

Pepi Gjorgjiev dhe Mihail Manevski, dyshja që 6 muajt e fundit ishin pjesë e Gostivarit, në pjesën pranverore do të luajnë me Bregallnicën nga Shtipi.

Që të dy nuk arritën të gjejnë veten te skuadra nga Pollogu, edhe pse u transferuan si emra të mëdhenj, duke kaluar nga FC Shkupi, gjegjësisht Shkëndija e Tetovës.

Manevski rikthehet pas plotë dy viteve te skuadra e Bregallnicës, me të cilën numëron 18 paraqitje në Ligën e Parë, aty ku gjithsej ka zhvilluar 87 ndeshje, pjesën më të madhe me AP Brera.

Përveç skuadrave të lartëpërmendura, 25-vjeçari Manevski gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me Shkëndijën dhe Sileksin.

Manevski, tashmë mund të llogaritet një lojtar i ri i Bregallnicës, drejtuesit e së cilës skuadër po kryejnë detajet e fundit rreth transferimit të sulmuesit Pepi Gjorgiev. Ky i fundit me këtë skuadër kishte luajtur në sezonin 2019/2020.

Një rikthim i tij do të shtonte konkurrencën në vijën sulmuese, aty ku gjatë pjesës së parë të sezonit aktual, fjalën kryesore e patën dy sulmuesit e huaj, Ronaldo Vesbter dhe Anderson Kollin, që shënuan 4, respektivisht 3 gola.

You may also like