Braçe publikon faturën: Një omëletë 11 mijë lekë, aty ku kafja paguhet si në Milano, të lësh leshtë

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, deputeti Erion Braçe, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka denoncuar një rast, ku publikon një faturë të një restoranti në Palasë, ku totali i pagesës është 3,750 00.

Është bërë tashmë e përvitshme që publikohen në rrjetet sociale fatura restorantesh, të cilët rrisin çmimet gjatë sezonit turistik, si duket kanë nisur edhe këtë vit, kur jemi në fillim të sezonit turistik të verës.

Në faturën e publikuar nga Braçe, vihet re se fatura është e 1 Majit dhe se vetëm një omëletë ka kushtruar 1100 lekë (11000 lekë të vjetra).

Postimi i plotë i Erion Braçes:

“FILLOI!
NE PALASE!
FATURA- 1 MAJ:
Nje kafe =300 lekë (3000 lekë te vjetra)
Nje uje =600 lekë (6000 lekë te vjetra)
Nje Omlete=1100 lekë (11000 lekë te vjetra)
Pra ne Palase, po po tek ai, i njejti, fiks aty ku e paguan kete kafen me shtrenjte se ne DUOMO/MILANO se te duket si status social te lësh leshtë aty! Po patjeter qe eshte zgjedhje, po deshe,
te thone. Ky eshte standardi qe shume politikane e legjitimojne!”, shkruan Braҫe.

You may also like