Boston mundi Brooklyn dhe kryeson e vetmuar në Lindje – Shqip

by admin
Spread the love

Dy fitore të vendasve dhe klatër të atyre mysafire është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Ndeshje më interesante e ditës së sotme ishte ajo mes ekipeve Los Angeles Lakers dhe Dallas që përfundoi me fitoren e miqëve me rezultat 115 – 119. Hero i fitores për ekipin Dallas, ishte Slloveni, Luka Donçiq i cili realizoi 35 pikë, 14 kërcime dhe 13 asiste. Nga ana tjetër LeBron James realizoi 24 pikë, 16 kërcime dhe 9 asiste, ndërsa Russell Westbrook realizoi 28 pikë, 7 kërcime e 5 asiste

Një përballje tjetër interesante ishte ajo mes ekipeve Brooklyn dhe Boston që përfundi me fitoren e mysafirëve me rezultatin 98 – 109. Më efikas ishte Tatum i cili realizoi 20 pikë e 11 kërcime dhe Smart që realizoi 16 pikë e 10 asist, që ishin vendimtare pë fitoren e miqëve.

Rezultatet e sotme në NBA:

Philadelphia 76ers – Oklahoma 114 – 133

Brooklyn — Boston Celtics 98 – 109

Miami Heat – Milwaukee Bucks 108-102

Toronto Raptors – Charlotte 124 – 114

Los Angeles Lakers – Dallas 115 – 119

Portland – Cleveland 113 – 119

 

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like