Bosnja largon Millosheviqin

by admin
Spread the love

Savo Milosheviq nuk është më selektor i Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe federata boshnjake raportohet se e ka zgjedhur ish futbollistin Sergej Barbarez.

“Vazhdojmë”, – ka shkruar Sergej Barbarez në Instagram, duke konfirmuar se po merr drejtimin e Bosnjës. 

Barbarez është një ikonë e kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës dhe një kapiten legjendar, dhe në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2006, i cili ka bërë 47 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola.

Ai e filloi karrierën e tij të pasur si lojtar në Velezh të Mostarit, ndërsa në Gjermani luajti për Hannoverin, Union Berlinin, Hansa Rostock, Borussia Dortmund, HSV dhe Bayer Leverkusen.

You may also like