Boris Johnson synon postin e shefit të NATO-s

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson po synon që të bëhet kandidati kryesor për të marrë postin e shefit të NATO-s.

Në një intervistë për një mediat ukrainase Johnson u shpreh se ky vendim është një ide e mirë dhe ekziston një plan i tillë.

“Mendoj se kësaj radhe do të jem me fat dhe se jam një kandidat i shkëlqyer. Duhet thënë se tashme kemi një NATO më të fortë se kurrë”, ka theksuar ish-lideri konservator, duke konkretizuar zërat që kishin qarkulluar javët e kaluara.

Pengesë për të mund të ishte rregulli që përcakton se kreu i NATO-s se kandidati duhet të jetë nënshtetas i Bashkimit Europian, diçka që pas Brexit. Britania e Madhe nuk është më. Ai kujtoi se ish-kryeministri italian Mario Draghi sugjeroi që një përfaqësues i Bashkimit Evropian të emërohej si Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s.

“Unë nuk jam plotësisht dakord me të. Mendoj se ka kandidatë të tjerë jashtë Bashkimit Evropian. Nuk duhet të jetë BE. Unë sigurisht e konsideroj veten një kandidat. Është një pozicion i mirë dhe i rëndësishëm”, shtoi ish-kryeministri britanik.

Do të ishte hera e katërt që britanikët marrin përsipër këtë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, por kritikët mendojnë se Johnson me shumë mundësi do marrë veton e presidentit francez Macron.  Johnson theksoi se NATO është më e fortë se kurrë pasi anëtarësimi i Ukrainës është një perspektivë dhe se së shpejti do t’i bashkohen anëtarët e rinj Suedia dhe Finlanda.

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm në detyrë i NATO-s, i cili ka qenë në detyrë që nga 1 tetori 2014, duhej të jepte dorëheqjen vitin e kaluar dhe planifikonte të drejtonte bankën qendrore në vendlindjen e tij, Norvegji, por për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, u vendos që të zgjatej afat deri më 30 shtator 2023.

You may also like