Boris Johnson dorëhiqet si deputet: Më përzunë një grusht i vogël njerëzish

by admin
Spread the love

Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, Boris Johnson ka dorëzuar me efekt të menjëhershëm dhe mandatin si deputet në parlamentin e Britanisë së Madhe.

Johnson kishte marrë një letër nga komisioni hetimor për çështjen e festave me anëtarët e partisë gjatë pandemisë dhe u shpreh se anëtarët e tij janë të vendosur për ta përzënë nga parlamenti me të gjitha mënyrat.

“Me pikëllim po largohem nga parlamenti, të paktën tani për tani. Po më detyrojnë një grusht i vogël njerëzish, pa asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre, dhe pa miratimin e anëtarëve të partisë Konservatore, e lëre më të elektoratit të gjerë. Më vjen keq për zonën time të mrekullueshme për këtë vendim”, deklaroi Johnson.

Artikulli paraprakAksidentohen në qendër të Rrogozhinës dy fëmijë, shoferi ikën nga vendngjarja

You may also like