Boniek: Vlahovic te Juve? Skuadra nuk blihet, por ndërtohet

by admin
Spread the love

Zbigniew Boniek, ish-lojtari i famshëm i Juventusit dhe aktualisht zëvendës-presidenti i UEFA-s, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, ku ka folur edhe për skuadrën bardhezi.

“A do ti zgjidhë problemet e Juventusit Vlahovic? Klubi ka bërë një blerje të madhe, edhe pse unë disa gjëra i mendoj ndryshe, kam një ide shumë të qartë për futbollin dhe nuk e ndryshoj.

Skuadra nuk blihet, por ndërtohet. Paratë nuk janë zgjidhja, të paktën jo gjithmonë. Juventusi mendonte se mund të fitonte në Europë duke blerë Cristiano Ronaldon, por në fakt u paraqit më keq se më parë.

Faktet treguan se ishte një operacion i dështuar nga ana sportive”, ka thënë mes të tjerash Zibi Boniek. / Oversport.tv

You may also like