Bombë nga Italia, Xhuliano Skuka përfundon në radarët e klubit italian

by admin
Spread the love

Broja nuk është i vetmi numër 9 që ka Shqipëria. Një paraqitje e mirë me Italinë dhe një gol i realizuar ndaj Armenisë ka bërë që Xhuliano të tregoj vlerat dhe talentin e madh që ka edhe në arenën ndërkombëtare. Sulmuesi i Partizanit ka përfunduar së fundmi në radarët e një klubi të njohur italian.

Bëhet fjalë për ekipin e Lecces që ka shfaqur interes për shërbimet e talentit shqiptar dhe po monitorohet nga drejtuesit e klubit italian. Mediat italiane i kanë thurur elozhe Skukës për paraqitjet e fundit me Kombëtaren, madje duke e konsideruar si një xhevahir për të ardhmen e sulmit kuqezi.

Në Itali zbulojnë gjithashtu se për Skukën nuk ka vetëm interesim nga ekipi i Lecces. Oferta në drejtim të tij kanë ardhur edhe nga disa ekipe turke që kërkojnë të “rrëmbejnë” talentin e Partizanit. Skuka është duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë që përveç golit të realizuar ndaj Armenisë me Kombëtaren, ka realizuar edhe 7 herë me fanellën e Partizanit duke luajtur një rol të rëndësishëm në fitoret e “Demave”. /oversport.tv

You may also like