BOLONJË – Tre të vdekur dhe gjashtë të zhdukur pas shpërthimit në një hidrocentral

by admin
Spread the love

BOLONJË, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Një shpërthim ndodhi rreth orës 15:00 në një hidrocentral në pellgun artificial të Suvianas, në Apenine.

Për momentin, sipas informacioneve fillestare ka tre viktima dhe gjashtë të zhdukur.

Duket se një zjarr shpërtheu në katin minus nëntë, i gjithë termocentrali është nën nivelin e liqenit në rreth 30 metra thellësi.

Marco Masinara, kryebashkiak i rajonit të Camugnano, pas informacioneve të para, ende të pjesshme, deklaroi se ”personat e përfshirë po punonin për riparimin e turbinave, ndërsa zjarrfikësit po tentojnë të hyjnë por kanë hasur në vështirësi”.

Në vendngjarje kanë zbarkuar menjëherë të gjitha ekipet e emergjencës, që ndodhen në zonë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like