Boçi hedh akuza të forta ndaj Edi Ramës: Interesi për qytetarin nuk ekziston për qeverinë shqiptare, vetëm rritet inflacioni

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, vlerësoi qeverinë e Kosovës për pakon financiare për të ndihmuar qytetarët ndaj rritjes së inflacionit. Në një postim në rrjetet sociale, Boçi u shpreh, se në Kosovë interesi ndaj qytetarit e biznesit është i madh, ndërsa në Shqipëri ky interes nuk ekziston.

“Përgjegjshmëria e qeverisë në Kosovë, megjithëse shtet rishtar në raport me Shqipërinë, është e pakrahasueshme me atë në Shqipëri. Kjo shihet në shumë fusha: Ekonomi, Bujqësi, Kulturë, Arsim, Biznes. Interesi ndaj qytetarit e biznesit në Kosovë është maksimal. Në Shqipëri ky interes nuk ekziston. Vetëm nisur nga sot, kjo gjë vërtetohet me dy realitete: Ndërsa në Kosovë miratohet një pako financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit. Në Shqipëri, jo vetëm rritet inflacioni, por shpërthejnë përtej trendit ndërkombëtar dhe çmimet”, shkruan Boçi. Ndërkohë, kujtojmë se pak kohë më parë, deputeti i ‘Rithemelimit’, Luçiano Boçi ka hedhur akuza ndaj rritjes së çmimeve të karburantit duke i cilësuar si një metodë e qeverisë për të vjedhur qytetarët. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Boçi ka sqaruar se këto çmime janë zhvatje.“Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa. Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske. Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime. Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet. Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët. E shndërron segmentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës. Me keq se e turpshme! Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë. Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve. Ndërkohë, oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës. Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi”, shkruan ai.

You may also like