Boateng: Leao, shumë i fortë, por Balotelli mund ta kishte fituar tri herë Topin e Artë

by admin
Spread the love

Kevin-Prince Boateng, i cili në muajin gusht njoftoi fundin e karrierës në moshën 36-vjeçare, ka folur për Rafael Leãon, sulmues portugez i Milanit, duke e krahasuar me Mario Balotellin, i cili gjithashtu ka luajtur për kuqezinjtë.

“Unë e dua Balotellin, për mua ai mund ta kishte fituar Topin e Artë tri herë. Rafael Leao? Ai është shumë i fortë, por Mario Balotelli ishte në një nivel tjetër, ishte fenomen”, tha ai në një intervistë për Vox to Box, në TV Play.

Pyetjes nëse preferon De Zerbin apo Allegrin, Boateng u përgjigj: “Si më pëlqen futbolli, them De Zerbi. Por unë them De Zerbi para të gjithëve, madje edhe para Guardiolës”.

Ish-lojtari ganez deklaroi gjithashtu se Messi dhe Maradona nuk mund të krahasohen: “Nëse flasim për talent të pastër, askush nuk i afrohet Maradonës, madje as Pelesë. Por Messi ndryshoi futbollin.”


Top Channel

You may also like