BM – Truss: Paralajmërimi i Putinit për mobilizim ushtarak, një deklaratë dobësie

by admin
Spread the love

LONDËR, 21 shtator /ATSH-DPA/- Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrja britanike Liz Truss tha se mobilizimi ushtarak rus ishte një deklaratë dobësie.

Komentet e presidentit rus në një fjalim televiziv drejtuar kombit duket se sugjeruan se konflikti në Ukrainë mund të shkonte në një krizë bërthamore.

Ai njoftoi vendimin për një mobilizim të pjesshëm ushtarak, ku do të thirreshin 300 000 trupa ushtarake rezervë, ndërsa Kremlini përpiqet të avancojë përballë një kundërsulmi të forcave ukrainase.

Udhëheqësi rus akuzoi Perëndimin për shantazh bërthamor duke pretenduar se përfaqësuesit e rangut të lartë të vendeve kryesore të NATO-s, kishin diskutuar mundësinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë kundër Rusisë.

Gjatë një fjalimi në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Truss theksoi rëndësinë e takimit së bashku me liderët e tjerë në një kohë kur bota po përballej me një situatë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë të nisur nga Vladimir Putin.

“Ne duhet ta rimëkëmbim ekonominë globale pas Covid-19 dhe të sigurojmë mbizotërimin e demokracisë”, tha Truss.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like