BM – ”The Telegraph”: Shërbimet ruse kërcënuan familjet e liderëve të ”Wagner”-it

by admin
Spread the love

LONDËR, 27 qershor /ATSH-ANSA/ – Shërbimet ruse të sigurisë kërcënuan familjet e udhëheqësve të grupit ”Wagner” përpara se themeluesi i milicisë ruse, Jevgeni Prigozhin, të vendoste të ndalonte marshimin e tij në Moskë të shtunën, raportoi ”The Telegraph”.

Sipas gazetës, kjo mund të ketë kontribuar në vendimin e Prigozhin për të anuluar papritur operacionin ushtarak.

Sipas të njëjtave burime, trupat e ”Wagner”-it numëronin vetëm 8 000 burra në vend të 25 000 dhe me shumë mundësi do të rrezikonin humbjen nëse do të kishin tentuar të merrnin kryeqytetin./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBorrell: Shqipëria progres në udhëtimin e saj drejt integrimit në BE
Artikulli tjetërDita e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla e të Mesme

You may also like