BM – Sunak: Pauza në luftën Izrael-Hamas shumë e rëndësishme

by admin
Spread the love

LONDËR, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se armëpushimi i përkohshëm në konfliktin Izrael-Hamas është shumë i rëndësishëm, ndërsa bëri thirrje për kthimin e sigurt të të gjitha pengjeve.

Pauza e shumëpritur katërditore në luftimet midis forcave izraelite dhe Hamasit nisi sot në mëngjes, pasi militantët u zotuan të lirojnë 50 nga rreth 240 pengjet e mbajtura në Gaza në këmbim të palestinezëve të burgosur në Izrael.

Kryeministri Sunak falënderoi Katarin dhe Egjiptin për “diplomacinë e tyre intensive” në marrëveshjen Izrael-Hamas, e cila gjithashtu pritet të ndihmojë në aksesin e më shumë ndihmave në Gaza.

”Kjo pauzë humanitare është shumë e rëndësishme për t’i dhënë fund kalvarit të tmerrshëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe për të dërguar ndihma për të shpëtuar jetën e civilëve në Gaza”, shkroi Sunak në X.

Sekretari i Jashtëm, David Cameron do të vazhdojë sot vizitën në Lindjen e Mesme për t’u takuar me udhëheqësit palestinezë.

Cameron premtoi një ndihmë prej 30 milionë paundësh (37,65 milionë dollarë) për banorët e Gazës./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like