BM – Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë

by admin
Spread the love

LONDËR, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Autoritetet britanike deklaruan  se kishin sekuestruar rreth 5,7 tonë kokainë të fshehur mes bananeve në një kontejner me destinacion Gjermaninë në portin e Southampton.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar (NCA) deklaruan se ”sekuestrimi besohet të jetë sekuestrimi më i madh ndonjëherë i drogës së klasit A ​​në vend”.

”Vlera e kokainës së sekuestruar besohet të jetë më shumë se 450 milionë sterlina”, deklaroi agjencia në një deklaratë për shtyp.

Kokaina u kap në portin e Southamptonit, në bregun jugor të Anglisë.

NCA tha se oficerët besojnë se droga ishte drejtuar në qytetin gjerman të Hamburgut “për dorëzim të mëtejshëm”.

Agjencia tha se do të punojë me partnerët evropianë për të identifikuar rrjetet kriminale të përfshira në operacionin e paligjshëm.

”Ky konfiskim rekord do të përfaqësojë një goditje të madhe për kartelet ndërkombëtare të krimit të organizuar të përfshirë, duke u mohuar atyre fitime të mëdha”, theksoi drejtori i NCA, Chris Farrimond./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like