BM – Londra: Rusia po përdor dronët iranianë në luftën kundër Ukrainës

by admin
Spread the love

LONDËR, 12 tetor /ATSH-DPA/-Sipas shërbimeve sekrete britanike, Rusia ka përdorur dronët iranianë si pjesë e bombardimeve masive të Ukrainës, këtë javë.

“Por, aeroplanët pa pilot “Shahed” janë të ngadaltë dhe fluturojnë shumë ulët, duke i bërë ato të lehta për t’u goditur nga mbrojtja ajrore”, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

“Sidoqoftë, ekziston një mundësi reale që Rusia të ketë pasur njëfarë suksesi me përdorimin e disa dronëve në të njëjtën kohë”, shtoi ministria.

“Duke qenë se avionët luftarakë rusë kanë një efektivitet të kufizuar, për shkak të mbrojtjes kundërajrore të Ukrainës, rusëve vazhdojnë t’u mungojnë armë të sulmeve ajrore që ofrojnë një aftësi sulmi të besueshme, të qëndrueshme dhe të saktë. Ky është një nga boshllëqet më të rëndësishme në luftën ruse kundër Ukrainës”, sipas vlerësimit.

“Trupat ruse kanë përdorur dronët iranianë, duke përfshirë dronët kamikaze “Shahed-136″, të paktën që nga gushti”, tha ministria.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like