Rusia mund të përdorë armë kimike nëse kundërofensiva e Ukrainës është e suksesshme

by admin
Spread the love

LONDËR, 15 maj /ATSH-DPA/ – Rusia mund të përdorë armë kimike nëse kundërofensiva e Ukrainës është e suksesshme në rifitimin e territorit, sipas ligjvënësve britanikë.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Britania e Madhe është shumë e kujdesshme për atë që do të ndodhë, pasi u ngritën shqetësimet se presidenti rus, Vladimir Putin mund të “bëhej agresiv” dhe të përdorë sisteme të armëve jokonvencionale në Ukrainë.

Wallace vuri në dukje përdorimin e armëve kimike nga Rusia në Siri dhe helmimet në Salisbury në 2018.

Ligjvënësi konservator Tobias Ellwood, i cili kryeson Komitetin e Mbrojtjes në Dhomën e Komuneve, përshëndeti vizitën e Volodymyr Zelensky sot në BM dhe vuri në dukje se po zhvillohet një marrëdhënie e ngrohtë midis presidentit ukrainas dhe kryeministrit britanik Rishi Sunak.

“Nëse kundërofensiva ukrainase është e suksesshme, Rusia, Putini do të bëhet agresiv dhe do të përdorë sisteme të armëve jokonvencionale, si armët kimike dhe armët biologjike, siç bëri në Siri ”, tha Ellwood.

“Ne gjithmonë duhet të jemi vigjilentë në lidhje me sjelljet e ushtrisë ruse dhe kryesisht të presidentit Putin”, tha Wallace.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like