BM – Cameron përjashton dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë

by admin
Spread the love

LONDËR, 4 prill /ATSH-DPA/ – Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë, për të shmangur vënien në shënjestër të presidentit rus Vladimir Putin.

Cameron tha se do t’i kërkonte Kongresit të SHBA të rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën gjatë vizitës së tij në SHBA javën e ardhshme.

“Ajo që NATO kërkon është një mision i NATO-s për Ukrainën, jo një mision i NATO-s në Ukrainë.  Kjo ka të bëjë me sigurimin që ne përdorim arkitekturën e NATO-s për të ndihmuar në ofrimin e një pjese të mbështetjes që i nevojitet Ukrainës’’, shtoi ai.

“Mendoj se nuk është një përshkallëzim të thuash se do ta ndihmojmë këtë vend sovran dhe të pavarur të luftojë një agresor dhe do t’i japim të gjithë ndihmën që mundemi për ta bërë këtë. Ne nuk duam t’i japim Putinit një objektiv të tillë dhe NATO mund të bëjë shumë gjëra për të bashkëpunuar më mirë’’, theksoi ai.

“Por, në thelb, për vende si BM dhe të gjithë ata që mbështesin Ukrainën, kjo është një çështje e vullnetit politik. A kemi durim? A kemi vullnet? A jemi gati të dhurojmë burime? Tani, në rastin e Britanisë së Madhe, përgjigja është sigurisht po”, shtoi Cameron./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like