Bluza me legjendën Adem Jashari e Ramadanit “çmend” serbët: Festim skandaloz

by admin
Spread the love

Falë barazimit 1-1 ndaj Moldavisë, Shqipëria siguroi për herë të dytë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një europiani.

Kuqezinjtë zhvilluan një fushatë kualifikuese fantastike dhe të hënën ndaj Ishujve Faroe në Air Albania kanë shansin e madh që të fitojnë Grupin E.

Festa e të gjithë shqiptarëve ishte e madhe dhe legjitime teksa lojtarët dhe trajneri Sylvinho rishkruan historinë. Një nga lojtarët më të dalluar për kuqezinjtë në këtë rrugëtim është Ylber Ramadani. Në intervistën pas ndeshjes për Shqip, mesfushori u shfaq i veshur me një bluzë në të cilën ishte stampuar portreti i heroit legjendar, Adem Jashari.

Kaq mjaftoi që në mediat serbe të nisë histerizmi i zakonshëm duke e konsideruar Adem Jasharin një terrorist, ndërsa festën e Ramadanit si skandaloze. Megjithatë, nuk është hera e parë që serbët ndjehen të provokuar, edhe pse historinë e njohin të gjithë dhe janë ata të cilët nuk e kanë mësuar siç duhet./Shqip


Top Channel

You may also like