Blinken në Tiranë “e vulosi”, mediat e huaja: Shqipëria, partneri kyç i SHBA në Ballkan!

by admin
Spread the love

Një vizitë që synoi riafirmimin e marrëdhënieve me një partner kyç në rajon dhe garantimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për mbështetjen e plotë të Washingtonit në rrugën e tyre drejt integrimit europian: kështu po përshkruhet në media të huaja ndalesa e sekretarit amerikan në Shqipëri, një pjesë e të cilave e shohin edhe si tentativë për të forcuar rolin kritik të vendit tonë në politikën e jashtme të SHBA-së në kohën më të trazuar në rajon prej dekadash të tëra.

Kjo është një vizitë që do të përqendrohet në të ardhmen, të ardhmen e Shqipërisë, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor,” deklaronte zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Evropën dhe Çështjet e Euroazisë, Yuri Kim në një konferencë të Departamentit të Shtetit në prag të rrugëtimit të Blinkenit fillmisht në vendin tonë, e më pas në Gjermani.

Një diplomat i lartë me njohuri eksperte për rajonin tha për Fox News Digital se burime të besueshme pretendojnë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë. Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë në pikëpyetje Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë, pretendon diplomati, cka sipas tij, shpjegon edhe grumbullimet e aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën. Ka qenë një periudhë veçanërisht e vështirë për Ballkanin Perëndimor dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë në prag shpërthimi.

Shtetet e Bashkuara, kujton media e njohur amerikane, krijuan një seli operative në Shqipëri në vitin 2022 si një bazë vendase për operacionet në Ballkan dhe mund të ndihmojnë Shqipërinë dhe aleatët e tjerë në rajon kundër ndikimit dhe dezinformimit rus. Rusia ka qenë veçanërisht aktive edhe në Mal të Zi, ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t’u bashkuar me NATO-n dhe për t’iu afruar Europës.


Top Channel

You may also like