Blakaj: Niveli i debatit në kuvend është i neveritshëm – përfituesit nga kjo janë ata që s’duan reforma në drejtësi

by admin
Spread the love

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, e ka cilësuar si të neveritshëm nivelin e debatit në kuvend, studio televizive e media duke folur për drejtësi.

Blakaj tha se “hipokrita klasik” janë ata që sipas tij, shanin e organizonin konferenca për shtyp “e sot shesin moral”.

“Secili qytetar, në veçanti institucionet duhet ta lajmërojnë çdo dyshim për secilën vepër penale dhe të bashkëpunojnë ngushtë me organet kompetente në të gjitha fazat e procedurës në interes të zbardhjes së rastit, pavarësisht kush është emri i përveçëm e/i të dyshuarit e poashtu sjelljes, motivit dhe performancës së zbehtë të organeve të drejtësisë”, tha Blakaj, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj nga kjo situatë janë ata që nuk janë të interesuar të ketë reforma në drejtësi.

“Madje të gjithë  këta përfitues, lutën vazhdimisht që të ketë sa më shumë debate, tensione, komente dhe përplasje të tilla sepse kështu mbijetojnë! Andaj, sa më pak që flitet dhe komentohet për “drejtësinë”, aq më shumë reforma do të kemi”, shkroi Blakaj, përcjell Klankosova.tv

Ndërsa, ish-prokurori iu sugjeroi gazetarëve që të kërkojnë informacione për fatin e mijëra lëndëve që janë të regjistruara si “penale të ndryshme”, pasi sipas tij është e frikshme si trajothen dhe çka fshihet aty.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO

You may also like