Blaka: Neokomunistët në pushtet nuk kanë ndjenja njerëzore

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i AAK-së Lulëzim Blaka, ka shpërndarë disa fotografi ku shihet se ka marrë pjesë në protestën e sotme të organizuar nga Shoqatat e dala nga Lufta.

Ai ka hedhur kritika ndaj partisë në pushtet duke e nisur shkrimin e tij me fjalët: “Gjithmonë e kam ditur se pushteti aktual neokomunist ushqen urrejtje patologjike ndaj UÇK-së dhe vlerave të lirisë. Sot mësova se të paktën 51 deputet të së majtës ekstreme, nuk kanë as ndjenja njerëzore”.

Blaka ka akuzuar pushtetin edhe për hedhje të gazit lotsjellës nga zyrat e Kuvendit, duke shtuar: “Përderisa jashtë piqte dielli, nga zyrat e Kuvendit hidhej një lloj lëngu si shampon, që digjte sytë e lëkurën, e pengonte frymëmarrjen”. Edhe disa media kanë raportuar për hedhjen e një lëngu të dyshimtë nga zyrat e Kuvendit, në drejtim të pjesës së gjelbër para hyrjes së Kuvendit.

Zëdhënësi i AAK-së ka mbyllur shkrimin e tij me fjalët: “Sot nuk kishin kuorum. Herën tjetër…”.

You may also like