BKT Superliga: Ballkani ngec me Ulpianën, Drita e Llapi nuk falin

by admin
Spread the love

Ballkani nuk ia ka dalë të marrë pikët e plota kundër Ulpianës, pasi barazoi me rezultatin 1-1 dhe Gjilani ka mundësinë ta çojë në 6 pikë diferencën me skuadrën kryesuese kur kanë mbetur edhe 6 javë kampionat.

Skuadra e Ilir Dajës madje u ndëshkua e para, që në minutën e 20-të kur shënoi Qerimi. Në fundin e pjesës së parë Korenica barazoi. Në 45 minutat e dyta nuk pati gol tjetër dhe skuadrat morën nga një pikë.

Drita ndërkohë është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë, pasi mundi me përmbysje Malishevën. Hyseni për miqtë realizoi në portën e gjilanasve, ndërkohë që më pas Ajzeraj vendosi baraspeshën.

Namani kaloi Dritën në epërsi më pas, kurse në shtesë Ardit Tahiri shënoi edhe golin e tretë. Llapi ndërkohë ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 Feronikelin e rënë nga kategoria. Sadria dhe Alidemaj i mbyllën llogaritë në 20 minutat e para.

BKT Superliga – JAVA 30

Drita-Malisheva 3-1
Shënues:
Ajzeraj 61’, Namani 76’, Tahiri 90+7’ / Hyseni 48’

Feronikeli-Llapi 0-2
Shënues:
Sadriu 5’, Alidemaj 19’

Ulpiana-Ballkani 1-1
Shënues:
Qerimi 20’ / Korenica 45+3’

/ oversport.tv

You may also like