Bitcoin hyn në bursë, SHBA: Dritë jeshile tregtimit direkt!

by admin
Spread the love

Komisioni i Mbikëqyrjes së Bursës në SHBA, SEC i ka dhënë dritën jeshile trehtimit direkt të Bitcoinit edhe në bursë përmes të ashtuquajturve ETF (exchange traded fund).

Vendimi e ka nxitur menjëherë kursin e këmbimit të monedhës dixhitale drejt rritjes së mëtejshme. Tashmë është zyrtarizuar: Në SHBA mund të ofrohen të ashtuquajturit Bitcoin-Spot-ETFs. Philipp Sandner nga Frankfurt School of Finance and Management shpjegon se në këtë mënyrë, tani Bitcoin mund të ambalazhohet si një letër klasike me vlerë”, dhe në këtë mënyrë, merr besueshmëri më të madhe në publik.

“Ky është një sinjal me efekt të fortë. Bitcoin ka qenë gjithmonë në fokus të kritikave. Me vendimin e marrë për tregtimin në bursë tashmë do shuhen edhe aspekte të ndryshme të kritikave”, i tha ai DW-së. Mbikëqyrja e Bursës (SEC) në SHBA deri vonë e refuzonte miratimin e ETF-ve të Bitcoin me argumentin se këto produkte janë të prirura për manipulime në treg. Kësaj i shtohet edhe fakti, që shumë shohin tek kriptomonedhat mundësitë për devijimin e sanksioneve apo për pastrimin e parave nga burime kriminale.

Por me lejimin e një Bitcoin-ETF lehtësohet tregtimi me kriptomonedhat në SHBA. Përpara kërij vendimi, Bitcoins në SHBA mund të tregtoheshin, por vetëm në llogari speciale për kriptobursat ose private nga të ashtuquajturat Wallets.


Top Channel

You may also like