Bislimovski: Nëse pranohen të gjitha kërkesat e MEMO dhe MEPSO energjia elektrike do shtrenjtohej për 27%

by admin
Spread the love

Nëse pranohen kërkesat e MEMO-s, MEPSO-s dhe të Elektrodistributorit, atëherë faturat e energjisë elektrike do të rriten për 27%. Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski.
Tashmë Rregullatori është duke i analizuar kërkesat dhe presin që në fund të javës së ardhshme t’i sjellin çmimet për MEPSO për transmision, për MEMO për organizimin e tregut dhe për Elektrodistributorin për shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët.
EMV ka ofruar 57 euro në vend të 53 euro për megavat orë dhe në vend që të sigurojë 100% të totalit të konsumatorëve, do të sigurohet 95%.
“Sipas ndryshimeve në Ligjin për Energjinë, furnizuesi universal do të bëjë llogaritjet dhe do t’i dorëzojë për kontroll në KRRE. Në atë kontroll ne kemi të drejtë të marrim vendim të veçantë me vëzhgime të përcaktuara saktë. Do të jemi sa më transparent për çdo vendim që do të marrim”, tha Bislimoski në konferencën e sotme për media.

MARKETING



You may also like