Bislimi shpreson në ndihmën e Finlandës dhe Irlandës për liberalizim dhe anëtarësim në NATO

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim
Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova gëzon
marrëdhënie të shkëlqyera me Finlandën dhe Irlandën, raporton Ekonomia Online.

Në konferencë për medie pas takimit me delegacionin
nga Finlanda e Irlanda, Bislimi ka thënë se shpreson që Kosova të ndihmohet nga
këto dy shtete për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në NATO.

“Finlanda dhe Irlanda janë partnerë strategjikë për Kosovën, teksa marrëdhëniet forcohen bashkëpunimi jonë vazhdon të rritet. Orientimi ynë na sjellë gjithmonë më afër njëri tjetrit. Vlerësojmë mbështetjen drejt liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin ne NATO e organizata ndërkombëtare. Shpresojmë që anëtarësimi i Finlandës në NATO të përfundojë me sukses dhe pastaj edhe i Kosovës. Kosova është dëshmua partnere serioze në bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Bislimi.

Bislimi ka kërkuar nga këto dy shtete që bashkëpunimi
të jetë edhe ekonomik, për të cilën tha se do të jetë në të mirë të tria
shteteve.

“Kemi shprehur gatishmërinë të strehojmë 5000
refugjatë nga Ukraina. Folëm edhe për të arriturat e Kosovës për marrëveshjen e
Stabilizim Asocim. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e Irlandës dhe Finlandës duhet
të forcohen edhe në aspektin ekonomik. Ndërveprimi ekonomik do të sjellë
benefite si për Kosovën po ashtu edhe për Finlandën dhe Irlandën”, tha tutje
Bislimi.

You may also like