Bisedimet e paqes/ Zelensky mesazh pas takimit me liderët afrikanë:

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një mesazhi pas takimit me liderët afrikanë ka vënë në dukje se sa e shtrenjtë është liria për një komb.

Sipas Zelenskyt, “të gjitha kombet e botës meritojnë të jetojnë të lirë, pa imponimin e vullnetit të tjetrit me mjete ushtarake apo politike.”

“Mirëpo askush nuk mund t’i konsiderojë kufijtë e tij të mbrojtur dhe sigurinë e njerëzve të garantuar, ndërsa Rusia përpiqet të arrijë agresionin dhe vjedhjen e tokave të huaja një normë globale.

Është e qartë se ndërprerja e terrorit rus dhe tërheqja e të gjithë njerëzve të tyre nga territori i Ukrainës është ajo që mund ta ndalojë këtë luftë”- tha Zelensky.

 


Top Channel

You may also like