Bisedime pozitive, Majk Menja drejt firmës me…

by admin
Spread the love

Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, diskutimet për rinovimin e Majk Menjasë, të cilit kontrata aktuale me Milanin i skadon më 30 qershor 2026, po ecin pozitivisht. Javët e fundit është folur shumë për kërkesat për paga të larta nga francezi, por në realitet shifrat e kërkuara janë në përputhje me idetë e klubit.

Vullneti është të ecin përpara së bashku. Vetë 28-vjeçari, duke folur në një konferencë shtypi disa javë më parë para Milan-PSG, deklaroi se ndihej mirë te kuqezinjtë: “Më pëlqen të jem këtu, të gjithë e dinë këtë. Ne nuk kemi filluar të flasim sepse mendoj se është edhe për mua”.

Në realitet, bisedimet mes palëve kanë filluar dhe po ecin pozitivisht e nuk përjashtohet që akordi të arrihet përpara fundit të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like