‘Bisedën e kam bërë me Arbanën’, opinionistja e BBV2: Është përgjegjësi e madhe

by admin
Spread the love

Zhaklin Lekatari është një nga gazetaret më të njohura në median shqiptare, teksa së fundmi e shohim të angazhohet si opinioniste në programin e njohur shqiptar ‘Big Brother VIP Albania 2’, duke zënë kështu vendin e Balina Bodinakut.

Ajo ishte e ftuar së fundmi në emisionin ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në këtë reality shoë, ndërsa tregoi se i është përgjigjur pozitivisht ftesës për t’u ulur në poltronin e opinionistes pas një bisede me moderatoren, Arbana Osmani.

“Bisedën e kam bërë me Arbanën. E kuptova që është një përgjegjësi e madhe dhe duke parë vjet debatet e tmerrshme dhe njerëzit që ziheshin dhe që u ndanë në dy kampe kishe frikë të bëje një koment. Vjet nuk isha fanse e asnjë grupi, e ndiqja por nuk mendoja që dikush kishte të drejtë.

Ishin dinamika që pritet të ndodhnin në shtëpinë e “BBV” prandaj organizohet. Do të ishte budallallëk të thoje që unë jam e habitur që do të kishte debate. Frika është që ti e di që do të jesh në mes të një fortune dhe mirë apo keq do të ketë njerëz që do të të duan dhe do të të urrejnë.

Ti duhet të jesh shumë objektive dhe ai mendimi yt duhet të jetë i argumentuar do ketë një logjikë shumë të fortë dhe do të jesh në kohezion, duhet të mbash logjikën deri në fund. Ti duhet të ndihesh e lumtur që të kanë përzgjedhur dhe nuk do të zhgënjesh zgjedhjen që kanë bërë, do të japësh maksimumin”, është shprehur Zhaklin.

You may also like