Bileta false për duelin ndaj Milanit, Sassuolo: Kujdes, s’do hyni në stadium

by admin
Spread the love

Interesim i madh për duelin e së dielës me Sassuolo e Milan, ku do të vendoset titulli kampion. Kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë, kurse vendasit luajnë për prestigj.

Problemi kryesor për këtë ndeshje janë biletat, pasi kërkesat janë të shumtë. Kapaciteti i stadiumit të Sassuolo është rreth 22 mijë vende dhe nuk i përballon kërkesat.

Nga kjo situatë ka nga ata që mundohen të përfitojnë, duke nxjerrë në treg bileta false. Sassuolo ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se ka bërë një denoncim.

Klubi italian këshillon tifozë të kenë kujdes, pasi me bileta të tilla nuk do të mund të shohin dot ndeshjen në stadium. Sassuolo ka publikuar edhe modelin e biletave që po shiten. / oversport.tv

You may also like