Bilall Kasami vizitë në Danimarkë, mërgata shqiptare po e mirëpret

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami do të udhëtojë për një vizitë pune në Kopenhagen të Danimarkës. Kjo vizitë vjen pas fitores së dytë të zgjedhjeve lokale në Tetovë, ku Lëvizja BESA doli e para duke mposbtur BDI-në.

Siç bëhet e ditur për INA nga kabineti i tij, kjo vizitë ka mobilizuar mërgatën për të mirëpritur kryetarin e Lëvizjes BESA dhe kreun e Tetovës, për të bashkëbiseduar për tema të ndeyshme.

Vizita e Kasamit siç mësohet do të fillojë më 8 shtator deri më 11 shtator, ku edhe është paraparë takimi me mërgatën shqiptare në Kopenhagen. Në fokus do jenë projektet dhe prioritetet e kreut të komunës, investimet që synohen të vijnë edhe nga Danimarka, por do të shpalosen edhe tema lidhur me zhvillimet politike.

Kasami do të takohet me personalitete shqiptare atje, qendra shqiptare, OJQ të ndryshme si dhe klube të ndryshme./INA/

You may also like