Bien sistemet e komunikimit në Gaza/ Shërbimet e internetit dhe telefonit jashtë funksionit

by admin
Spread the love

Sistemet e komunikimit në Gaza tashmë janë jashtë funksionit.

Gjatë pasdites së sotme u raportua për probleme në linjat telefonike dhe të internetit.

Kompanitë kryesore palestineze që mbulojnë shërbimet në zonat e sulmuara, njoftuan për situatën, duke shtuar se veprimet janë shkaktuar nga Izraeli.

“Ndërprerja është rezultat i agresionit të vazhdueshëm nga Izraeli”, njoftuan ata.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi më parë autoritetet izraelite kanë bllokuar sistemin e komunikimit.

Kjo ka ardhur për shkak të tentativës së IDF-së për të eliminuar komunikimin e popullit palestinez në Gaza me botën e jashtme.


Top Channel

You may also like