Bie niveli i ujit në Vjosë, shfaqet varka e rrallë që mendohet se i përket Mesjetës – Shqip

by admin
Spread the love

Mbetje të një anieje apo varke te vjetër janë gjetur nga erozioni i shkaktuar në lumin Vjosë, çka ka bërë që autoritet përkatëse ta shohin situatën me seriozitet.

Mendohet se studimi i saj do të nxjerrë në pah dhe vlerat apo periudhën në të cilën mendohet se është përdorur ajo.

Kryeplaku i fshatit Kashisht në Frakull ka pohuar për mediat se pjesët e zbuluara të varkës, e cila mendohet se është afërsisht 10 metra e gjatë, dyshohet se i përkasin një varke që përdorej nga garnizoni austro-hungarez në vitin e largët 1913 gjatë luftimeve me italianët.

Studiuesi dhe arkeologu, Bashkim Vrekaj, ka pohuar se zona e lumit Vjosa ka qenë e lundrueshme nga Apolonia në Bylis dhe se kjo mund të jete përdorur në Luftën e Parë Botërore, por edhe si mjet ndërlidhës nga njëra anë e lumit në tjetrën, pasi në këtë pjesë të lumit nuk ka ura.

Ende në pritje të specialistëve, për të specifikuar më tepër për periudhën dhe përdorimin e saj, vihet re ndërtimi i veçantë i saj dhe detajet artizanale të punimit, raporton euronews.al. Ndër materialet e përdorura janë gozhdët metalike, zifti për hidroizolim si dhe druri.

You may also like