Bideni uron Osmanin për Pavarësi: Ju përgëzoj që pranuat planin evropian me qëllimin eventual njohjen reciproke (DOC)

by admin
Spread the love

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e pavarësisë.

Në urimin e tij dërguar presidentes Vjosa Osmani, Bideni ka thënë se e mirëpret faktin që Kosova e ka përqafuar planin evropian mbi normalizimin e raporteve me Serbinë, “me qëllimin eventual njohjen reciproke”.

“Mirëpresim përqafimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizim, me qëllimin eventual të njohjes së ndërsjellë, e cila do të ndihmojë në sigurimin një të ardhmeje më të sigurt dhe më paqësore për popullin në Kosovë dhe Serbi”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit amerikan drejtuar homologes Vjosa Osmani.

Më tej, në letër thuhet: “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka thënë Presidenti Biden.

Ndër të tjera, Presidenti Biden ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.

Më poshtë, gjejeni të plotë urimin e Bidenit:

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like