Biden- Yoon Suk Yeol takim kokë më kokë, njoftojnë marrëveshjen e re

by admin
Spread the love

Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij në Korenë e Jugut Yoon Suk Yeol njoftuan në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje të re kyçe që synon të pengojë agresionin e Koresë së Veriut.

Kjo marrëveshje përfshin një angazhim të ri të SHBA-së për të vendosur një nëndetëse të armatosur bërthamore në Korenë e Jugut për herë të parë që nga fillim të viteve 1980.

Në një konferencë të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë, Biden përshëndeti aleancën “e hekurt” midis dy vendeve.

“Dhe sot jam krenar të them zoti President, mendoj se partneriteti ynë është gati të përballojë çdo sfidë me të cilën mund të përballemi. Ne e shohim atë në Indo-Paqësorin, ku aleanca jonë është pika kyçe e sigurisë dhe prosperitetit rajonal. Dhe ne e shohim atë, ne e shohim atë në Indo-Paqësorin, ku aleanca jonë është pika kyçe e asaj sigurie dhe ne e shohim atë në mbrojtjen tonë të vlerave demokratike nga ROK që udhëheq Samitin e ardhshëm për Demokraci, përmes angazhimit tonë të përbashkët për të qëndruar me Ukrainën ndërsa ajo mbron demokracia kundër sulmit të Rusisë”, tha Joe Biden – President i SHBA-së.

Ndër të tjera presidenti i Koresë së Jugut deklaroi se aleanca është pika e vetme lidhëse për paqen.

“Koreja u ngrit nga hiri i luftës dhe është bërë një nga vendet kryesore të bashkësisë ndërkombëtare. Tani aleanca ROK-SHBA nuk është vetëm pika lidhëse e paqes dhe stabilitetit në Gadishullin Korean, por edhe në të gjithë globin”, deklaroi Yoon Suk Yeol – President i Koresë së Jugut.

Përpjekjet për diplomaci me diktatorin Kim Jong Un kanë mbetur kryesisht pa përgjigje ndërsa Veriu përshkallëzon testet e tij raketore dhe po përgatitet për një tjetër provë bërthamore.

Ky është konsideruar një takim me rrezikshmëri të lartë mes provokimeve të vazhdueshme nga Koreja e Veriut, ndikimit në rritje të Kinës në rajonin Indo-Paqësor dhe rrjedhjes së fundit të dokumenteve të Pentagonit.

SHBA dhe Koreja njoftuan se do të forcojnë stërvitjen dhe aktivitetet simuluese për të përmirësuar qasjen e aleancës SHBA-ROK për parandalimin e mbrojtjen kundër kërcënimeve të Koresë së Veriut.

 

 


Top Channel

You may also like