Biden vs Trump, “rikthehet dueli 2020”! Argumentet pro dhe kundër

by admin
Spread the love

Donald Trump është një narcist, një mbështetës i teorive të konspiracionit, një biznesmen i sfiduar nga pikëpamja etike, një mizogjen i shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual, i kaluar dy herë në proces shkarkimi si President i Shteteve të Bashkuara, i paaftë për të pranuar se i humbi zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020, nga të cilat sulmi ndaj Kapitolit ishte manifestimi më flagrant.

E tani kërkon një mandat të dytë. A mund të jetë Amerika e sigurt pasi të kthehet në duart e tij. Ndërkohë, Joe Biden është 81 vjeç. Në moshën 77-vjeçare, as Trumpi nuk është saktësisht i ri, shkruajnë mediat vendase. Por ai duket shumë më i kthjellët se kundërshtari demokrat, i porsakonfirmuar si kandidati i partisë së vet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Joe Bideni në 20 nëntor, më pak se një muaj pas zgjedhjeve, do të jetë 82 vjeç.

“A mund të jemi të sigurt se Biden do t’ia dilte edhe katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë? Çfarë do të ndodhte nëse ai nuk do ta bënte? A janë Shtetet e Bashkuara dhe bota gati për një presidente Harris?”, janë pyetje që shtron një pjesë e shtypit vendas, duke reflektuar një shqetësim jo të vogël për votuesit amerikanë. Nga llogaritë që bëjnë ata, Bideni rezulton ndjekës i politikave më miqësore sociale, ndërsa Trumpi mbështet më shumë biznesin.

Administrata Biden i rriti shpenzimet, dhe mbështeti rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së Covid-19; ajo Trump ka qenë e prirur ndaj uljes së shpenzimeve qeveritare. Bideni ka mbështetur rritjen e taksave për korporatat, Trumpi bën tifo për taksa më të ulëta, me arsyetimin se kjo ndihmon biznesin. Demokrati ndërkohë konsiderohet një personalitet i qëndrueshëm, dhe kjo tregjeve të aksioneve u pëlqen, thonë ekspertët.

Republikani shihet në masa të madhe si i paparashikueshëm, në raport me tregjet ky mund të shihet si minus. Por Trumpi ndërkohë e promovon shitjen e armëve Arabisë Saudite e në përgjithësi vendeve të Lindjes së Mesme, çka është pozitive për kompanitë ushtarake, ndërsa Bideni nuk i ka favorizuar lëvizje të tilla. Joe Bideni ka ndjekur sakaq politika miqësore për mjedisin, diçka pozitive kjo për investime si ato në energjinë alternative, ndërsa rival ii tij është një skeptic sa i takon çështjeve të klimës, e kjo shihet me sy të mirë nga industria e naftës, gazit dhe qymyrgurit.


Top Channel

You may also like