Biden-it s’ja ndjen për fëmijët e Gazas-s, për Halloween-in po – Shqip

by admin
Spread the love

Edhe në mes të luftërave dhe krizave, ku me qindra fëmijë, madje dhe foshnja në barqe nënash po japin shpirt prej aleatit të tij të pashpirt Izraelit, Joe Biden s’e pati për gjë që të festoje Halloween-in me fëmijët e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Festa u mbajt në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë, me të pranishëm presidentin dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Presidenti vetë nuk mbante maskë, por u mjaftua me një kapelë kalorësi.

Jill, megjithatë, shtoi një fytyrë mace dhe “mustaqe” me grim.

Shtëpia e Bardhë gjthashtu publikoi një seri fotosh nga dekadat e mëparshme, me ish-presidentë që festonin ngjashëm.

Aty shfaqet Kennedy duke luajtur me fëmijët e tij të maskuar në Zyrën Ovale, si dhe Bill Clinton i cili nuk hezitoi të vendoste një parukë të shekullit të 18-të.

Kjo është Amerika, me të mirat e marrëzitë e veta. /tesheshi.com/

You may also like