Biden, i prerë: Nuk do të bëjmë luftë ndaj Rusisë në Ukrainë. Por nëse preket një centimetër i NATO-s…

by admin
Spread the love

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha prerë se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

“Dua të jem shumë i qartë: ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, me të gjithë forcën tonë. Por, ne nuk do të bëjmë luftë ndaj Rusisë në Ukrainë. Një përballje direkte mes NATO-s dhe Rusisë do të thotë Luftë e Tretë Botërore”, shkroi Biden në Twitter.

Presidenti amerikan ka përsëritur shpesh se nuk e çon nëpër mend që të dërgojë trupa ushtarake për t’u përballur me Rusinë, por do ta godasë atë vetëm me sanksione.

“Ne po bëjmë gjithashtu një hap të mëtejshëm, duke braktisur importet e mallrave nga disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë ruse, duke përfshirë ushqimet e detit, vodkën dhe diamantet. Dhe ne do të vazhdojmë të shtrydhim Putinin”, tha më herët gjatë ditës Joe Biden.

You may also like