BIA ndjeku dhe filmoi dhjetëra të vrarë, nuk parandaloi asnjë krim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Se diçka nuk shkon në “komunitetin e sigurisë” serbe, e tregon padyshim edhe rasti i fundit, kur në opinion doli informacioni se BIA po monitoronte “kasaphanën” e klanit Bellivuk në Ritopek dhe se të paktën janë filmuar pesë raste të sjelljes së viktimave, por autoritetet nuk ndërmorën asgjë për këtë. Njerëzit kanë hyrë në shtëpinë e tmerrit në Ritopek, prej saj nuk kanë dalë, dhe e gjitha kjo ka ndodhur para syve të anëtarëve të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Siç ka shkruar gazetari Vuk Cvijiq në NIN, Velko Bellivuk dhe anëtarët e grupit të tij janë ndjekur dhe filmuar nga operativistët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion, dhe atë në kohën kur i kanë kryer pesë vrasjet për të cilat akuzohen. Megjithatë, asnjë nga këto krime mizore nuk u parandalua dhe lind pyetja pse?

Ndonëse BIA nuk ka kompetencë për të arrestuar, ajo mund të bëjë kallëzim penal ose të informojë MPB-në për gjetjet e saj, megjithatë asnjë nga këto nuk është bërë.

“Velko Bellivuk është ndjekur fizikisht dhe nën mbikëqyrjen e BIA-s në kohën kur u vranë pesë persona nga shtatë viktima, për të cilën akuzohej si drejtues i grupit të organizuar kriminal. Kjo tregohet nga urdhrat për mbikëqyrje në të cilat kishte akses NIN-i, në të cilat nuk u përfshi aplikacioni Skaj, të cilin të pandehurit akuzohen se e kanë përdorur gjatë organizimit të vrasjeve”, tregon NIN.

Urdhri për mbikëqyrjen e Bellivukut është dhënë më 16 korrik 2020. Para tij, më 12 maj 2020, është lëshuar urdhri për Marko Budimirin, i cili tashmë akuzohet si pjesëtar i grupit, thuhet në tekstin e NIN.

Është interesante se, siç shkruan NIN, vetëm më 10 dhjetor është lëshuar urdhri për rastin Bellivuk për vendosjen e dy kamerave në shtyllat e ndriçimit publik në Ritopek, në shtëpinë që në aktakuzë thuhet se është përdorur nga të akuzuarit dhe se në të i kanë kryer vrasjet. Ky urdhër është lëshuar një ditë pas vrasjes së fundit, vrasjes së Lepojës.

Ajo që është e pazakonta është se në televizion me frekuenca kombëtare është transmetuar një video interesante, por shumë shqetësuese, në të cilin shihet një veturë në të cilën ishte i vrarë Pink panteri i Nishit, Milan Lljepoja, duke hyrë në oborr.

Në bazë të pozicionit të kamerës së vëzhgimit, ishte logjike të supozohej se nuk ishte në pyetje masa mbrojtëse e marrë nga anëtarët e klanit Bellivuk-Milkoviq, por se ishte bërë nga dikush tjetër, policia apo BIA.

Fakti që është një kamerë që monitoron të akuzuarit e tregon pozicioni i saj, sepse nuk regjistron se kush i afrohet shtëpisë, por kush hyn dhe çfarë është e rëndësishme edhe për oficerët e inteligjencës, kush del nga shtëpia.

Mirëpo, shumë hynë, por nuk dolën asnjëherë dhe kjo vështirë se kaloi pa u vënë re nga inteligjenca serbe. Interesant është edhe fakti se regjistrimi i sjelljes së Milan Ljepojës, i cili u transmetua në televizion me frekuencë kombëtare, u shpjegua në detaje, por se data në kamera është 8 dhjetor të vitit 2020, dy ditë para se BIA të merrte urdhrin për të instaluar kamerat e mbikëqyrjes .

Të paktën pesë viktima të klanit Bellivuk-Milkoviq u vranë derisa Velko Bellivuk dhe ekipi i tij ishin “nën masa”, por ky nuk është rasti i parë dhe as i vetmi që ka ndodhur një gjë e tillë.

Pa dyshim, BIA ka përvojë të gjerë në gjurmimin e njerëzve që vriten “pa dëshmitarë”. Rasti më i njohur është vrasja e gazetarit dhe pronarit të “Dnevni Telegraf” dhe “Europljanin”, Sllavko Quruvija në vitin 1999. Pas ndryshimeve të 5 tetorit të vitit 2000, doli dosja “Quran” dhe rezultoi se Slavko Quruvija ishte nën vëzhgim intensiv deri pak minuta para 11 prillit të kobshëm të vitit 1999, kur u vra në podrumin e pallatit ku banonte në rrugën Svetogorska.

Agjentët e DB-së së atëhershme ndoqën Quruvian, dhe shpjegimi ishte se ai duhej të takohej me një “kontakt të huaj”, të gjithë agjentët u tërhoqën, që është një vendim i çuditshëm dhe nuk ka asnjë logjikë që njerëzit që e ndoqën, ndërsa ai po shëtiste në rrugën Knez Mihaillova, nuk e monitorojnë shtëpinë e tij dhe nuk e shikojnë kush hyn e del.

Kreu i atëhershëm i DB-së, Radomir Markoviq dhe Millan Radonjiq, u dënuan me 30 vjet për vrasjen e tij, ndërsa Ratko Romiq dhe Miroslav Kurak me 20 vjet. Ai vendim ndërkohë është rrëzuar dhe gjyqi do të fillojë sërish në mars të këtij viti, 24 vjet pas vrasjes.

klankosova.tv

You may also like