Betis eleminon Sevillan nga Kupa, ky futbollist talli keq rivalin që u godit në derbi

by admin
Spread the love

Betis mundi Sevillan në Copa del Rey me shifrat 2-1 dhe kaloi në raundin tjetër.

Një ndeshje që duhej të përfundonte dje, por u shty për shkak të një sendi që fluturoi në tribunë dhe përfundoi në kokën e futbollistit të Sevillas.

Canales i dha fitoren Betisit në një ndeshje me dyer të mbyllura që shkoi normalisht, por kur gjyqtari fërshëlleu përfundimin e takimit, u krijuan sërish situata të papritura.

Guardado është tallur me sulmin e Sevillas Joan Jordán duke simuluar goditjen, mesfushori i hodhi vetes një shishe duke rënë në tokë. Skena u kap nga kamerat pak para se Rakitic të dilte në intervistën pas ndeshjes.

You may also like