Besimi: Rritja e pagave në sektorin publik është afër

by admin
Spread the love

Ministri i Financave, Fatmir Besimi është shprehur optimist për një zgjidhje të mundshme mes sindikatave dhe dikasterit që menaxhon me të hollat shtetërore, për rritjen e pagave në sektorin publik. Besimi në intervistë për MIA-n, thotë se duhet të definohen edhe disa finesa, por zgjidhja është çështje ditësh nëse shikohet në intensitetin e zhvillimit të negociatave dhe përafrimit të qëndrimeve.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Sipas klimës dhe intensitetit të bisedimeve, mendoj se jemi afër. Dua të jem dhe përsëris se jam optimist racional në kuptimin që optimizmi të vendos në zonë të rehatisë dhe konsideroni se nuk duhet të angazhoheni për asgjë dhe se punët do të zgjidhen vetvetiu. Optimizmi racional është ajo se duhet që atë që e kemi si pritshmëri optimiste, të bëjmë përpjekje ta arrijmë. Mendoj se ka klimë solide, ka besim të ndërmjetëm, vullnet për zgjidhje. Duhet edhe disa finesa të definohen dhe nëse jemi në këtë intensitet, çështje ditësh është kur do të rrumbullakohet kjo me sindikatat në interes të qytetarëve”.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like