Besimi i amerikanëve te media shënon pikën më të ulët ndonjëherë, thotë sondazhi (fotot)

by admin
Spread the love

Besimi i amerikanëve te dy format kryesore të mediave, gazetat dhe lajmet televizive, ka shënuar më të ulëtën e thuajse të gjitha kohërave, njoftonte sot një sondazh i ri i grupit Gallup.

Sondazi zbulonte se vetëm 16 përqind e pjesëmarrësve kishin besim të konsiderueshëm te lajmet që u serviren nga gazetat, që shënon herën e parë që shifra bie nën 20 përqind, ndërsa vetëm 11 përqind thanë se besonin në njëfarë mase te lajmet që jepeshin në televizion.

Anketuesit thonin se shifrat kishin rënë të dyja me 5 pikë përqindjeje në krahasim me vitin e kaluar.

Gallup ka nisur të llogarisë besimin e amerikanëve te mediat e shkruara që prej vitit 1973, duke shënuar shifrën e besimit vetëm një herë me mbi 50 përqind në 1979, dhe nisi të gjurmonte masën e besimit te lajmet televizive në 1993. Kjo e fundit nuk ka shënuar asnjëherë mbi 50 përqind, sipas anketuesve.

Besimi te mediat thuhet se ndahet gjithashtu sipas linjave politike, teksa mbështetja ndaj demokratëve mbetet e ulët, dhe më e lartë ajo ndaj republikanëve dhe të pavarurve.

Vetëm 5 përqind e republikanëve amerikanë të anketuar thanë se besojnë te media, në krahasim me 12 përqind mes të pavarurve dhe 35 mes atyre që e konsideronin veten demokratë, sipas sondazhit.

Edhe nivelet e besimit te lajmet e gazetave mes republikanëve dhe të pavarurve, nuk kishin qenë ndonjëherë kaq të ulëta.

Ky besim kishte pasur gjithashtu rënie mes demokratëve në kohën kur qeveriste Trump, por vazhdoi të bjerë dhe pas inaugurimit të presidentit Biden.

Dhe besimi ndaj lajmeve televizive ndiqte një diagram të ngjashëm, me vetëm 6 përqind të republikanëve që i besojnë lajmeve aktualisht, në krahasim me 8 përqind të të pavarurve dhe 20 përqind mes demokratëve.

Sondazhi u krye në periudhën nga 1 deri në 20 qershor teksa përfshinte intervista me 1,015 të rritur në të gjithë SHBA. Anketuesit thanë se marzhi gabimit është diku rreth plus-minus 4 pikë përqindjeje.